Lidhje

Takim i vendeve të marrëveshjes bërthamore me Iranin


Zyrtarë të lartë të vendeve që janë ende pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të takohen në Vjenë të mërkurën në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen.

Ky është takimi i parë që kur Gjermania, Franca dhe Britania janë ankuar zyrtarisht për shkelje të marrëveshjes nga Teherani, çka mund të rrezikojë rivendosjen sanksionet të OKB-së ndaj këtij vendi.

Përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen historike të vitit 2015 kanë humbur terren që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 duke rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG