Lidhje

COVID-19 përhapet në më shumë vende, OBSH rrit nivelin e alarmit


Koronavirusi u përhap të premten edhe në shtatë vende të tjera të botës duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të rrisë alarmin e rrezikut në nivelin më të lartë.

Meksika, Nigeria, Zelanda e Re, Lituania, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Islanda raportuan rastet e tyre të para me virus të premten.

Tashmë numri i vendeve të goditura nga COVID-19 ka arritur në rreth 60.

Koreja e Jugut, vendi më i goditur pas Kinës, raportoi të shtunën numrin më të madh të të prekurve në një ditë, gjithsej 813 raste të reja. Kjo e rrit totalin e personave të prekur nga koronavirusi në 3.150. Irani konfirmoi 593 raste dhe 43 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve jashtë territorit kinez.

Ndërkohë të shtunën numri i vdekjeve në Itali si pasojë e koronavirusit të ri u rrit nga 8 në 29 persona.

Në të gjithë botën, virusi ka vrarë më shumë se 2.900 persona ndërsa rezultojnë mbi 85 mijë raste personash të infektuar prej tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG