Lidhje

Vazhdojnë vështirësitë për fshatrat e komunës së Kelmendit


Vazhdojnë vështirësitë për fshatrat e komunës së Kelmendit
Vazhdojnë vështirësitë për fshatrat e komunës së Kelmendit

Kelmendi është një nga komunat e thella malore, që prej më shumë se tre javësh vazhdon të përballet me vështirësitë e krijuara nga rreshjet e mëdha të dëborës, të cilat krijuan gjatë këtij muaji një situatë emergjence në gjysmën e territorit të Shqipërisë. Megjithëse ditët e fundit moti është përmirësuar, në Kelmend ka ende fshatra të izoluara nga dëbora, siç është fshati Vermosh, i cili gjendet në skajin më Verior të Shqipërisë. Banorët e Kelmendit thonë se, përveç bllokimit të rrugëve, u është dashur të përballen edhe me emergjencat shendetësore, dëmtimin e ujësjellësit të zonës si dhe paksimin e rezervave ushqimore.

XS
SM
MD
LG