Lidhje

Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Tunizi


Mediat tuniziane njoftuan se një person që ngiste një motor hodhi vetën në erë pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin Tunizian, Tunis.

Sipas radios private "Mosaique" shpërthimi shkaktoi plagosjen e pesë policëve, një lajm që nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Policia ka bllokuar zonën përreth vendit të shpërthimit.

Vitet e fundit Tunizia ka qenë shënjestër e sulmeve të ekstremistëve islamikë që kanë shkaktuar vdekjen e një numri njerëzish.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG