Lidhje

Kabul, vritet një zyrtar lokal


Një person i armatosur i paidentifikuar vrau një anëtar të këshillit të një krahine lokale dhe dy prej truproja të tij gjatë një sulmi të dielën në kryeqytetin afgan, Kabul. Një zëdhënës i policisë tha se anëtari i këshillit të Provincës Logar, Naser Ghairat dhe dy truproja të tij u vranë në sulm ndërsa një truprojë tjetër i tretë u plagos.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodh vetëm dy ditë pas vrasjes së 32 personave dhe plagosjes së 180 të tjerëve kur dy persona të armatosur sulmuan një tubim në Kabul me rastin e përvjetorit të vdekjes së udhëheqësit politik shiit Abdul Ali Mazari. Ky i fundit u vra nga Talebanët në 1995.

Përgjegjësinë për sulmin të 6 marsit (2020) e mori organizata ekstremiste e Shtetit Islamik. Shumica e viktimave i takojnë grupit etnik Hazara. Më 7 mars, Karim Khalili, kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes, tha që sulme të tilla kanë për qëllim "pastrimin politik e shoqëror" të një pakice etnike.

Ky shënon vitin e tretë radhazi, që ceremonitë përkujtore për nder të udhëheqësit politik shiit Abdul Ali Mazariu sulmohen nga persona të armatosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG