Lidhje

Shtëpia e Bardhë, masa të reja për mbrojtjen e presidentit dhe personelit nga koronavirusi


Shtëpia e Bardhë nisi zbatimin e masave të reja për të mbrojtur Presidentin Donald Trump dhe stafin e tij nga koronavirusi.

Kujtdo që hyn në kompleks, duke përfshirë vizitorët dhe pjestarët e mediave, i matet temperatura.

Duke filluar nga e shtuna, Shtëpia e Bardhë nisi të skanonte çdo njeri që i afrohej presidentit Trump dhe Nënpresidentit Mike Pence, i cili drejton reagimin e administratës ndaj virusit.

Stafi i Shtëpisë së Bardhë, reporterët dhe kameramanët u pritën sot nga personeli që u maste temperaturën. Lejoheshin vetëm ata me temperaturë 37,6 gradë e poshtë.

Edhe në sallën e konferencave të shtypit po zbatohet distancimi social. Pjestarëve të mediave u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi ose të punojnë në distancë si dhe ta shkurtojnë stafin në minimum.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG