Joe Biden siguroi një fitore të lehtë ndaj rivalit Bernie Sanders në zjedhjet partiake të zhvilluara dje në tre shtete.
Ai e dërrmoi pretendentin Bernie Sanders me afro 40% diferencë në Florida, duke shënuar gjithashtu fitore bindëse edhe në Ilinoi dhe Arizona.
Rezultatet e fundit e shtojnë presionin ndaj zotit Sanders për të përmbyllur fushatën, ndërkohë që veniten shanset e tij për fitore.
Me daljen e rezultateve, ish-nënpresidenti Biden mbajti një fjalim serioz nga shtëpia e tij, duke bërë thirrje për unitet në një kohë që vendi përballet me epideminë në koronavirusit.
“Kjo epidemi është një emergjencë kombëtare, e krahasueshme me një situatë lufte”.
Senatori Sanders foli gjithashtu për situatën përballë epidemisë:
“Bota në fakt po përballet me një seri krizash të papara”.
Me përhapjen e rasteve të infektimit në mbarë vendin anketat, para zgjedhjeve të djeshme partiake tregojnë se shumica e votuesve e konsiderojnë zotin Biden më të aftë se rivalin Sanders në një moment krize të rëndë.
Shtatë ndër 10 të anketuar besojnë gjithashtu se zoti Biden ka shanse më të mira për të mundur Presidentin Trump.
Fitoret e njëpasnjëshme të zotit Biden sinjalizojnë se demokratët kanë filluar të anojnë nga ish-nënpresidenti Joe Biden si alternativa e partisë së tyre për t’u përballuar me Presidentin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Facebook Forum