Lidhje

Itali: Rëndohet situata, 627 vdekje në 24 orët e fundit


Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.

Italia është vendi më i goditur në Evropë. Vetëm të premten u raportuan 627 vdekje të tjera, rritja më e madhe ditore për vendin, që nga fillimi i shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Deri tani numri i vdekje në Itali ka arritur në mbi 4 mijë më shumë sesa Kina, ndërsa 47 mijë persona rezultojnë të infektuar. Shifrat vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të autoriteteve për një izolim mbarëkombëtar.



Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri theksin tek shpejtësia dramatike me të cilën po përhapet pandemia.

"U deshën më shumë se tre muaj për të arritur në 10,000 rastet e para të konfirmuara dhe në vetëm 12 ditë për të arritur në 100,000 të tjerë",thanë drejtuesit e organizatës.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 i ka kaluar 10 mijë vetët, ndërsa në shkallë globale janë konfirmuar mbi 247 mijë të infektuar.

Vende të ndryshme po shpejtojnë duke marrë masa drastike me shpresën se ndalim-qarkullimi, mbyllja e mjediseve publike dhe imponimi i masave të vetëizolimit do t’u blejë kohë për të përgatitur sistemet shëndetësore për një rritje drastike të numrit të pacientëve me koronavirus.

Gjatë dy ditëve të fundit, qyteti kinez Wuhan ku u identifikua për herë të parë virusi, nuk ka raportuar raste të reja infektimi. Mbi 30 raste të reja infektimi u konfirmuan në zona të tjera të Kinës që nga dje. Në Evropë Franca dhe Gjermania po përpiqen të përgatiten për një rritje drastike të numrit të të infektuarve. Spanja është këto ditë nën vëmendje pasi është vendi evropian më i goditur nga epidemia pas Italisë. Mbi 20,000 vetë janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa kanë gjetur vdekjen nga sëmundja të paktën 1044 persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG