Lidhje

SHBA: Mungesë kritike e pajisjeve mjekësore në spitale


Në të gjithë SHBA-në po vihet re një mungesë kritike e furnizimeve me pajisje mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për teste, maska mbrojtëse, veshje kirurgjikale e dezifektues për duart. Sipas agjencisë së lajmeve "Associated Press" një situatë e tillë mund të jetë e lidhur me një rënie të papritur të importeve, kryesisht nga Kina.

Të dhënat tregojnë se rënia e dërgesave në pajisje mjekësore nisi në mes të muajit shkurt, pas situata e krijuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë, e detyroi këtë vend të mbyllë fabrika e porte.

Disa njësi që shërbëjnë për raste urgjencash, spitale e klinika nëpër të gjithë SHBA-në aktualisht nuk kanë furnizimet më kryesore ndërsa të tjerë po përpiqen të kursejnë pajisje mbrojtëse personale si doreza e maska.

Të dhënat tregojnëe se Shtetet e Bashkuara e marrin pjesën më të madhe të furnizimeve mjekësore nga Kina. Kur fabrikat e prodhimit të pajisjeve mjekësore kineze rifilluan punën muajin e kaluar, përparësi e tyre ishin spitalet e vendit.

Qeveria kineze kërkoi nga prodhuesit që t'i shesin të gjithë ose një pjesë të prodhimit në maska N95, brenda vendit dhe jo t'i eksportojnë ato në SHBA.

Sasia më i fundit e maskave mjekësore N95 mbërriti nga Kina rreth një muaj më parë, më 19 shkurt. Maskat N95 përdoren në objekte industriale si dhe në spitale. Ato filtrojnë 9 për qind të të gjitha grimcave të ajrit.

Guvernatorët në të gjithë vendin janë përfshirë nga paniku ndërsa në shtetet e tyre po mbarojnë pajisjet mjekësore. Presidenti Donald Trump u ka kërkuar atyre të blejnë maska në treg, por mundësitë janë të pakta.

"Pa mbrojtjen e duhur, shumica e stafit tonë nëpër spitale mund të sëmuren, që do të thotë se mund të mos ketë personel për t'u kujdesur për pacientët", thotë Nancy Foster, nënkryetare e Shoqatës së Spitaleve Amerikane e cila trajton çështjet që lidhen me politikën e cilësisë e sigurisë së pacientëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG