Lidhje

Kancelarja gjermane vetëizolohet pas kontaktit me një mjek të prekur nga COVID-19


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë vendimin për të qëndruar në karantinë në shtëpinë e saj, pasi ka pasur kontakte me një mjek që më vonë u testua pozitiv me koronavirus.

Zonja Merkel u informua pas një konference për shtyp të dielën se një mjek që i kishte bërë asaj një vaksinë të premten pasdite kishte rezultuar si bartës i virusit bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Zonja Merkel vendosi që menjëherë të qëndrojë e izoluar brenda shtëpisë e saj shtoi zoti Seibert. Ajo do të testohet rregullisht gjatë ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj si kancelare nga shtëpia tha ai.

Në Gjermani po ndërtohen spitale të përkohshme për t'i bërë ballë pandemisë. Autoritetet po përpiqen të ngrenë qendra të terapisë intensive që aktualisht kanë një kapacitet prej 28 mijë shtretërish. Të dielën në Gjermani u regjistruan më shumë se 23,129 raste personash të prekur nga virusi dhe 92 të vdekur. Zyrtarët gjermanë paralajmëruan se koronavirusi mund të godasë deri në 10 milionë persona në rast se nuk merren masat e duhura, përfshirë ajo që njihet si distancim shoqëror.

Italy Virus Outbreak
Italy Virus Outbreak

Italia vendosi të mbyllë të gjitha bizneset që nuk kanë rëndësi thelbësore ndërsa numri i vdekjeve në vend nga koronavirus u rrit të shtunën me 793 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 4.825.

Europa tashmë është epiqendra e shpërthimit dhe virusi vazhdon të përhapet. Rastet e reja në Kinë, atje ku e ka zanafillën shpërthimi, kanë nisur të bien.

Të shtunën Italia njoftoi shifrën më të madhe një ditore në viktima si pasojë e virusit që prej shpërthimit të tij, në muajin dhjetor. Në Itali janë më shumë se 53,578 raste të prekurish me COVID-19 që rendisin këtë vend të dytin në botë pas Kinës për nga përmasat e përhapjes së sëmundjes.

Spanja, vendi i tretë në botë më i goditur, raportoi gjithashtu të shtunën numrin më të madh të vdekjeve brenda 24 orëve, 324 raste të reja, duke e rritur totalin në 1.375. E diela shënoi një tjetër rritje të madhe për këtë vend, sot njoftohen 1720 të vdekur dhe 28,572 të prekur nga koronavirusi. Zyrtarët spanjollë paralajmëruan se së shpejti sistemi i kujdesit shëndetësor në vend nuk do të jetë në gjendje të përballojë fluksin e të prekurve. Ata njoftuan gjithashtu planet për të shndërruar një qendër konferencash në Madrid në një spital të improvizuar. Në fillim të kësaj jave, një hotel me katër yje po në Madrid, u shndërrua në spital.

Në Britani kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar mbylljen e restoranteve lokaleve e biznese të tjera për argëtim.

Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan dy vdekje të shtunën, viktimat e tyre të para nga koronavirusi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG