Lidhje

Modeli i Koresë së Jugut për të luftuar përhapjen e COVID-19


Members of a local residents group wear protective gear as they disinfect a local park as a precaution against the new coronavirus in Seoul, South Korea, Monday, March 23, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate…
Members of a local residents group wear protective gear as they disinfect a local park as a precaution against the new coronavirus in Seoul, South Korea, Monday, March 23, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate…

Ndërsa virusi i ri dhe sëmundja që shkakton COVID-19 u përhapën me shpejtësi në mbarë botën, në Korenë e Jugut të enjten u vu re një ulje e kësaj prirjeje. Materiali në vazhdim na njeh me përvojën koreno-jugore:

Modeli i Koresë së Jugut për të luftuar përhapjen e COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00


Nga mesi i marsit, Koreja e Jugut vuri re një stabilizm të prirjes së përhapjes së virusit. Shifrat ditore të përhapjes pësuan rënie krahasuar me ato të muajit shkurt.

Ekspertët besojnë se veprimet e shpejta të këtij vendi për testime në masë dhe masat për karantinë kanë ndikuar tek situata.

Profesori Jacob Lee trajton sëmundjet infektive në Universitetin Hallym në Seul të Koresë së Jugut. Ai thotë se eksperienca e vendit të tij me shpërthimin e virusit MERS (Sindromi i rrugëve të frymëmarrjes me origjinë nga Lindja e Mesme) në vitin 2015, ka forcuar sistemin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Zhvillimi i shpejtë i kompleteve të testimit në vend, i ka dhënë mundësinë atij vendi që të reagojë në mënyrë agresive ndaj përhapjes së virusit me diagnozën e hershme dhe përpjekjet për vënien në karantinë të njerëzve.

“Kur kompanitë prodhuan kompletet e testimit, Qendrat Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve bënë menjëherë në mënyrë direkte vlerësimet për to. Miratimi nga organet përkatëse u bë brenda një jave dhe filloi testimi i menjëhershëm dhe i saktë. Testimi agresiv në fazat e para të përhapjes së virusit mundëson diagnozën dhe karantinën e hershme, që janë elementë themelorë në parandalimin e virusit. Këto mund të jenë

arsyet që përhapja e virusit në vendin tonë po ngadalësohet realitivisht shpejt.”

Shumë vende të botës po i kushtojnë vëmendje zhvillimit të shpejtë të kompleteve të testimit nga firmat bioteknike në Korenë e Jugut, gjë që i ka mundësuar qeverisë të testojë me shpejtësi njerëzit.

“Kogene Biotech” firma e parë që mori aprovimin nga organet përkatëse në Korenë e Jugut, aktualisht po eksporton komplete testimi në rreth 30 vende të botës, përfshi Arabinë Saudite, Greqinë dhe Poloninë.

Kompania tha se filloi të ndërtonte kompletet e testimit menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi sekuencën e gjenit të virusit me 10 janar, ndërsa po monitoronte përhapjen e virusit në Kinë nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar. Kompania bioteknologjike mundi të zhvillojë kompletet e testimit brenda dhjetë ditësh dhe mori miratimin për përdorim me 4 shkurt.

Teknologjia e përdorur në të gjitha kompletet e testimit nga kompanitë jugkoreane është një metodë standarde për të diagnostikuar viruset tha Nam Young Suk, president i firmës “Kogene Biotech”.

“Sidomos në këtë situatë pandemie, gjëja më e rëndësishme është saktësia e lartë e metodës së diagnozës. Ne zhvilluam një produkt të cilësisë së lartë që mund të përjashtojë madje edhe një gabim. Aktualisht kompletet e testimit për SARS -CoV-2 të pesë kompanive janë miratuar dhe janë bazuar në teknologjinë PCR në kohë reale.”

Firma Kogene dhe pesë kompani të tjera jugkoreane po përgatiten të marrin autorizim për përdorim urgjent nga Shtetet e Bashkuara.

Përveç furnizimit të qëndrueshëm me komplete testuese, qasja e Koresë së Jugut me mënyra krijuese si testimi me laboratorë të lëvizshëm, duke minimizuar kontaktin njerëzor, kanë tërhequr vëmendjen e shumë vendeve të botës, mes tyre Gjermanisë, Amerikës dhe Japonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG