Lidhje

Shkon në 219 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Në 24 orët e fundit, përkatësisht deri në orën 12 të drekës së të premtes janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219. Prej tyre vetëm nga Shkupi janë 134. Dibra radhitet menjëherë pas me 43; Kumanova ka 17 të infektuar, Shtipi – 8, Ohri -3, aq sa dhe Velesi, ndërsa Tetova dhe Kavadari nga 2, kurse në Gostivar është regjisrtuar 1 person me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është mirë që numri i të prekurve “po rritet në mënyrë lineare, përafërsisht i njejtë për çdo ditë dhe nuk ka rritje eksponenciale”, ndërsa shtoi se kapacitetet spitalore janë të gatshme të pranojnë dhe trajtojnë pacientë edhe nëse numri shtohet. Ka filluar të përdoret terapia e re te pacientë sipas analizave të Eelektrokardiogarmit (EKG) të tyre. Një anëtar i ekipit rezervë i Klinikës së kardiologjisë ka shfaqur simptoma në punë, në një pjesë ku nuk ka pacientë të shtrirë.

Në klinikën e sëmundjeve ngjitëse në Shkup janë shtrirë 41 pacientë, prej të cilëve shtatë janë në gjendje më të rëndë, por të pavarur nga respiratorët. 27 janë në gjnedje mesatarisht të rëndë dhe shtatë pacientë me simptoma më të buta.

Ministri Filipçe i hodhi poshtë dilemat se nuk po tregohen shifrat e sakta të të prekurve. “Ato janë absolutisht të sakta dhe nuk mund të ketë ndryshe. Këtë e bëjmë së bashku me përfaqësuesit e OBSH-së dhe uk ka hapësirë për manipulime”, tha z. Filipçe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG