Lidhje

Mali i Zi, rritet numri i të prekurve me koronavirus


Montenegro coronavirus

Në Mal të Zi, të hënën, janë regjistruar 6 raste të reja të infektimit me koronavirus. Gjithsej 91 qytetarë janë të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 6 mijë janë nën mbikëqyrje. Deri më tani, koronavirusi është regjistruar në nëntë qytete malazeze, shumica prej tyre ( 32) janë nga Komuna e Tuzit në Malësi dhe nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica ( 31).

Kryeministri Dushko Markoviç dhe Istituti për Shëndetin publik kanë paralajmëruar se Mali i Zi po hyn në një fazë kritike pasi pandemia pritet të arrijë pikën më të lartë këtë javë. Në këtë kuadër, sot është hapur edhe një spital improvizues në Podgoricë për të pritur të infektuarit e mundshëm me koronavirus.

Specialistja e epidemiologjisë Dr. Lilana Joviqeviq deklaroi se në territorin e Komunës së Ulqinit janë gjithsej 7 persona të infektuar me virusin Covid – 19 .

“Një person është i shtruar në Qendrën Klinike në Podgoricë, dy janë në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, ndërsa katër janë në izolim shtëpiak”, tha ajo.

Autoritetet mjekësore apeluan tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet e organeve kompetente dhe të rrinë në shtëpitë e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG