Lidhje

Uiskonsini zhvillon votimet pavarësisht koronavirusit


Mes frikës nga koronavirusi, votuesit në shtetin Uiskonsin morën pjesë të martën në votime, pasi gjykata e lartë e atij shteti ktheu mbrapsht vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve nga guvernatori demokrat. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton se mosmarrëveshjet rreth procesit të votimit paralajmërojnë beteja të tjera para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Mes radhëve të gjata dhe qendrave më të pakta të votimit, votuesit në Uiskonsin u përpoqën të mbanin distancë shoqërore ndërsa votuan për të zgjedhur gjykatësit dhe udhëheqësit lokalë – dhe për demokratët, kandidatin e tyre të preferuar për president.

Më parë, guvernatori demokrat Tony Evers pati shtyrë votimin në përson, por vetëm disa orë më pas ky vendim u kthye mbrapsh nga gjykata e lartë e shtetit të tij.

Në një rast të veçantë, Gjykata e Lartë amerikane bllokoi zgjatjen e afatit për dërgimin e votave me postë. Që të dy këto raste kanë vënë konservatorët kundër gjykatësve liberalë.

Megjithëse gjykatësit janë jopartiak, vendimet e tyre mund të reflektojnë dallimet partiake. Larry Sabato është me Univesitetin e Virxhinias.

“Secila parti dëshiron të përcaktojë rregullat e zgjedhjeve. Demokratët janë në favor të një eksluziviteti të gjerë. Favorizojnë votimin përmes postës në mënyrë që njerzit ta kenë më të lehtë të votojnë. Republikanët duan të zvogëlojnë këtë në nivelin që do të mbështeste kandidatët republikan.”

Kjo nënkupton reduktimin e numrit të votuesve nga pakicat dhe të rinjtë, që kanë tendenca të votojnë për demokratët. Disa votues duan shtyrjen e zgjedhjeve si rezultat i pandemisë. Megan Nakkula është një prej tyre.

“Kam parë shumë votues të moshuar, njerëz me rrezik të lartë, dhe të gjithë po tregonin kujdesin më të lartë që mundeshin. Mbanim distancë prej gati dy metrash. Por ne nuk dimë shumë për këtë virus dhe kjo është shumë e frikshme.”

Në një votim pesë me katër, Gjyka e Lartë tha se ndryshimet në votime kaq pranë zgjedhjeve nuk mund të justifikoheshin. Duke shprehur mospajtim, gjykatësja Ruth Bader Ginsburg foli për rreziqet shëndetësore dhe tha se dhjetra mijëra votues mund të ishin lënë jashtë procesit. Beteja të ngjashme mund të hasen në të ardhmen, thotë Matthew Dallek me Universitetin George Washington.

“Mund të shohim beteja nëpër shtete për sa u përket rregullave që mbizotërojnë në secilin vend, dhe se sistemi ynë elektoral, historikisht dhe në ditët e sotme, shpesh është lënë në dorën e shteteve dhe zyrtarëve lokalë, çfarë krijon të gjitha llojet e mundshme të ngatërresave.”

Do të duhen disa ditë para se të numërohen të gjitha votat në Uiskonsin. Kjo betejë mund të përsëritet, kryesisht nëse- siç parashikojnë disa – një tjetër valë me COVID-19 shafqet përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG