Lidhje

Mirësi në kohën e koronavirusit


Në kohë krize zakonisht shtresa më e rrezikuar e komunitetit përbëhet nga të varfërit, të sëmurët dhe të moshuarit. Janë përpjekjet e individëve zemërgjerë dhe bizneseve me ndjenja qytetarie që bëjnë një ndryshim në situata të tilla. E tillë është edhe organizata “DC Dream Center” në kryeqytetin amerikan. Gazetarja e Zërit të Amerikës Julie Taboh sjell më shumë hollësi.

Në këtë rrugicë të qetë të qytetit, makinat zbarkojnë pako me ushqime të dhuruara. Kjo është një qendër komuniteti me bazë fetare e quajtur “DC Dream Center” në pj 4/14/20 2 Qendra po bëhet gati të dërgojë ushqime falas për pjestarët e komunitetit në nevojë. Rradha e njerëzve në nevojë u formua para se të hapej qendra. Margaret po pret të marrë diçka.

Jam pa punë dhe erdha të marr disa ushqime”.

Tammy po ashtu ka ardhur për marrë disa ndihma ushqimore.

Jam nënë e vetme me pesë fëmijë dhe burimet që kam unë janë të pakta. Kjo organizatë është e dobishme për mua dhe familjen time”.

Drejtori ekzekutiv Ernest Clover thotë se qendra është ripërshtatur që nga shfaqja e koronavirusit.

Kur morëm vesh se qyteti do të mbyllte shkollat me 16 mars, ne filluam të hapnim kuzhinën e qendrës tonë duke gatuar 100 vakte në ditë. Tani ofrojmë 200 vakte në ditë”.

Qendra po ashtu ofron artikuj higjenikë të dhuruar dhe ushqime që nuk prishen. Por ushqimi është kryesorja për ta. Shumë nga donacionet janë dhuruar nga bizneset lokale si hotelet. Hoteli Holiday Inn në Rosslyn të Virxhinias ka dhuruar ushqime të ndryshme. Ndihmës menaxheri i hotelit, Patrick Albrittain është i lidhur me qendrën përmes kishës së tij.

Dy javë më parë kur po mbylleshim thashë përse të mos dhurojmë ushqimet e hotelit për qendrën “DC Dream Center”. Është e mahnitshme puna që po bëjnë vullnetarët e kësaj qendre”.

Sendet e dhuruara u shpërndanë në të gjithë komunitetin. Madje, vullnetarët e qendrës gatuajnë në kuzhinën e tyre disa qindra vakte shtatë ditë në javë. Donacione vijnë gjithashtu edhe nga “World Central Kitchen” një organizatë jofitimprurëse lokale e përkushtuar për të siguruar ushqim në kohë krize.

Pa këto donacione do të kishte shumë njerëz të uritur, shumë njerëzve do u mungonin artikujt e higjenës. Do të kishte shumë njerëz që nuk kanë mundësi të sigurojnë jetesën. Nëse nuk do të jemi ne që të përfaqësojmë komunitetin tonë, kush do ta bënte këtë? Është pergjegjësia jonë që të përmbushim këto nevoja”, thotë drejtori ekzekutiv Ernest Clover.

Na pëlqen kjo qendër në komunitetin tonë dhe e falenderojmë Zotin për të”, thotë një njeri në nevojë. Qendra ka shpërnarë më shumë se 5 mijë vakte që kur filloi programin e saj në mars duke ndihmuar komunietin me ushqime dhe artikuj higjene.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG