Lidhje

Koronavirusi dhe rritja e dhunës në familje


Raportet e dhunës në familje po rriten në të gjithë botën pasi çiftet dhe familjet janë të mbërthyer në shtëpi së bashku për periudha të gjata pasi qeveritë po u bëjnë thirrje banorëve të strehohen në vend për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

"Urdhërat për qëndrimin në shtëpi rezultojnë në më shumë incidente të dhunës në familje sepse viktima ka ngecur në shtëpi me autorin e dhunës," thotë Kathy Black, drejtore ekzekutive e La Casa de las Madres, organizatë një jofitimprurëse në San Francisko që ndihmon me strehimin dhe mbrojtjen e viktimave të abuzimit në familje.

Kohët e fundit, Zyra e Prokurorit të Qarkut në San Francisko raportoi se dhuna në familje u rrit me 60 përqind.

Zonja Black këshillon viktimat e abuzimit në familje të largohen nga shtëpia për të kërkuar ndihmë edhe nëse kjo do të thotë të thyejnë urdhrat e izolimit.

"Në se zgjedhja është mes qëndrimit në shtëpi ku mendoni se jeni në rrezik të pashmangshëm të abuzimit fizik, psikologjik apo financiar – të thyeni rregullat dhe të dilni të kërkoni ndihmë", thotë Kathy Black.

Ajo thotë se La Casa de las Madres ende po ndihmon viktimat e abuzimit në San Francisko gjatë mbylljes për shkak të virusit.

"Ndërsa afrohet fundi, mendoj se do të shohim një rritje të mprehtë të kërkesës për shërbime, sepse padyshim që njerëzit janë duke menduar, kurrë nuk dua që kjo të përsëritet pra të jesh kyçur me dikë që është, ju e dini, abuzues dhe kontrollues".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ka pasur rritje të dhunës në familje pasi frika ndaj koronavirusit është rritur së bashku me pasojat e saj sociale dhe ekonomike.

"Për shumë gra dhe vajza, kërcënimi afrohet më së shumti atje ku ato duhet të jenë më të sigurta - në shtëpitë e tyre. Kështu që unë bëj një apel të ri sot për paqen në shtëpi - dhe në shtëpitë në mbarë botën."

Sipas medias, thirrjet për shërbime nga dhuna në familje janë rritur në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG