Lidhje

Anketat, Bie popullariteti i Presidentit Trump gjatë krizës


Ndërkohë që rritet numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Presidentin Trump është në rënie.

Nga fundi i marsit, kur numri i viktimave ishte relativisht i vogël, opinioni publik për Presidentin Trump ishte thuajse i ndarë në mes, me 50.2% që e kundërshtonin udhëheqjen e tij dhe 46.3% që shprehnin përkrahje.

Por që nga ajo kohë, është thelluar hendeku me rritjen e atyre që e kundërshtojnë qëndrimin e presidentit ndaj krizës së koronavirusit. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara numërohen mbi 47 mijë të vdekur nga COVID-19.

Sipas anketave të fundit, 52.5% e amerikanëve kanë opinion negativ për udhëheqjen që ka treguar presidenti, ndërsa 43.5% e mbështesin.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, 24 nga 25 anketa tregojnë se shumica e amerikanëve kanë opinion negativ për punën që po bën Presidenti Trump. Vetëm një anketë rezultoi me 50% pro dhe 50% kundër punës së presidentit.

Ndërkohë që zgjedhjet e nëntorit janë ende larg, anketat tregojnë se presidenti renditet pas rivalit të tij demokrat, Joe Biden në garën për president.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG