Lidhje

Koronavirus, 9 rastet e reja vetëm në Tiranë e Krujë


Në Shqipëri që prej një jave rastet e reja me koronavirus vijojnë të jenë në shifra të ulta. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar vetëm nëntë persona të prekur nga COVID 19.

Rastet e reja janë rregjistruar vetëm në Tiranë dhe Krujë. Numri i përgjithshëm që nga shpërthimi i pandemisë ka shkuar në 782 të infektuar. Afro 62 përqind e tyre, ose 488 persona rezultojnë të jenë shëruar.

Sipas zonjës Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik “duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin”, tha ajo duke shtuar se “për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit”.

Në nivele të ulta vijon të mbetet dhe numri i personave që trajtohen në spital. Deri mesditën e sotme ishin 33 të shtruar nga të cilët 7 në terapi intensive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG