Në Shqipëri qarku i Gjirokastrës ka mjaft sfida që lidhen me moshën e tretë. Mbi 20 mijë pensionistë në këtë qark i marrin aktualisht pensionet në shtëpi dhe punonjësit e shërbimit postar përballojnë mjaft ngarkesë. Zonat urbane kanë shtrirje të gjerë dhe sidomos në zonat e thella rurale aktiviteti i shpërndarjes është edhe më i vështirë.
Roland Laro është një nga postierët e shërbimit të shpejtë në Gjirokastër që lëviz në rrugët e gurta të qytetit për të shpërndarë pensionet. Ai thotë se mesatarisht shpërndan 60 deri në 80 pensione në ditë në një situatë të të vështirë prej rrezikut të infektimit nga COVID 19 dhe lodhjes.
“Ditët e para janë invalidët, pastaj ushtarakët, pastaj pensionistët e thjeshtë. Sipas situatës e kemi përballuar. Pensionistët, qyetarët janë shprehur të kënaqur, e kanë marrë shërbimin në kohë”.
Zoti Laro thotë se vështirësitë janë të shumta por deri tani janë përballuar dhe pensionistëve nuk u ka munguar shërbimi në kohë që në këtë situatë për ta është jetik.
Zona e Gjirokastrës është shumë e shpërndarë, si rajon dhe ka lodhje, vështirësi. Njerëzit kanë lëvizur ka që nuk njihen.
Në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit të moshuarit dalin sipas orareve të qeverisë dhe sfida e shërbimeve ndaj tyre është komplekse në Shqipëri. Qarku i Gjirokastrës që përfshin Përmetin dhe Tepelenën ka jo vetem mplakjen më të madhe të popullsisë në Shqipëri por edhe braktisjen më të madhe të zonave nga të rinjtë dhe pamundësinë për t`i shërbyer të moshuarve. Sfida nuk është vetëm në zonat urbane, që kanë një shtrirje të gjerë, por sidomos në zonat rurale. Shërbimi postar shpërndan mbi 20 mijë pensione në muaj thotë për Zërin e Amerikës Ismail Zeko, drejtor i shërbimit postar Gjirokastër.
“Falë përvojës që kanë punonjëit e postës dhe shpërndarësit u bë një punë voluminoze. Ka përfunduar pagesa e pensioenve e muajit prill për 2080 pensionistë në gjithë qarkun, thotë zoti Zeko”.
Krahas shërbimit të pensioneve edhe bashkitë me një aktivitet të përditshëm shpërndajnë ushqime dhe ilace tek të moshuarit. Drejtori i filialit të postës shqiptare në Gjirokastër Ismail Zeko thotë se janë me përparësi në shërbimet në këtë situatë të vështirë edhe ato për personat në nevojë dhe invalidët.
“Në 37 zyrat postare në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë jo vetëm u shpërndanë në kohë rekord pesionet por edhe shërbimet për shtresat në nevojë, ata që përfitojnë ndihmë ekonomike, paaftësinë, paraplegjikët, tetraplegjikët dhe shumë kategori të tjera shoqërore”.
Sipas të dhënave zyrtare për treguesit e popullsisë më 1 janar të këtij viti Qarku i Gjirokastrës pati uljen më të madhe të popullsisë me -3,3 %. Edhe raporti i personave në moshë mbi 65 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune ishte në këtë qark më i larti në Shqipëri, me 23,8 %.
Facebook Forum