Lidhje

Itali, mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi


Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian për nga numri i vdekjeve duke regjistruar të premten më shumë se 30 mijë të vdekur nga koronavirusi. Të premten u njoftuan edhe 243 viktima të tjera nga 274 një ditë më parë duke uar totalin në 30,201. Numri ditor i rasteve të reja të të prekurve nga COVID-19, ra pak në 1.327, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 217,185. Italia ka numrin e tretë më të lartë në botë të vdekjeve të regjistruara zyrtarisht pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Në Britani u regjistruan të mërkurën 31,315 persona të vdekur. Spanja është vendi i tretë i prekur më rëndë në Evropë, me më shumë se 26,000 vdekje.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që vendosi një bllokim total të rajoneve në veriore me shfaqjen e rasteve të para me koronavirus në muajin shkurt. Tashmë vendi ka nisur t'i lehtësojë kufizimet, por fotografi të shpërndara në mediat sociale, tregojnë se njerëzit po i injorojnë rregullat e distancimit fizik dhe nuk po vendosin maska mbrojtëse në zonat me popullsi të dendur.

Këtë javë, italianët kanë mundur të vizitojnë të afërmit por jo miqtë, brenda rajonit të tyre. Kishat katolike po përgatiten për rifillimin e meshave më 18 maj, por do të ketë distancë të rreptë sociale dhe besimtarët duhet të vendosin maska. Po kështu do të nisin veprimtarinë e tyre edhe shërbime të tjera fetare. Sidoqoftë, shkollat, kinematë dhe shumica e dyqaneve do të qëndrojnë të mbyllura dhe të gjitha tubimet publike vazhdojnë të jenë ende të ndaluara. Baret dhe restorantet do të lejojnë klientët e parë që të ulen në tavolina në muajin qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG