Lidhje

Shqipëri: Sipërmarrjet e mëdha dhe siguria e punëtorëve në periudhën e pandemisë


Sipërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë në Shqipëri i nënshtrohen prej pandemisë së “COVID 19” një “protokolli të kuq” për ruajtjen e shëndetit. Në Gjirokastër kompanitë e mëdha nuk e kanë ndaluar aktivitetin edhe në periudhën e izolimit dhe u janë përshtatur kërkesave të autoriteteve për masat shëndetësore. Disa prej kompanive u është pezulluar aktiviteti deri në plotësimin e kushteve.

Sipërmarrjet e mëdha dhe siguria e punëtorëve në periudhën e pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:51 0:00

Teknologjia e makinerive i ndihmon këta punonjës të një kompanie të prodhimit të kurasanëve dhe patatinave në Vrisera të Gjirokastrës të ruajnë distancimin social. Kompania “Elka” nuk e ka ndërprerë aktivitetin e prodhimit as në periudhën e izolimit dhe mbi 400 punëtorët e saj vijojnë punën me tre turne. Kompania që eksporton rreth 90 artikuj ushqimorë në rreth 30 vende ka pasur kontrata të shtuara në periudhën e pandemisë krahas tregut rajonal në vendet e Ballkanit edhe me Italinë fqinje, Anglinë dhe Kanadanë. Hyrja në fuqi e një protokolli të kuq për sipërmarrjet me mbi 50 punonjës e ka bërë kompaninë të zbatojë masa strikt që nga veshjet e punëtorëve dhe maskat, dizifektimine e mjediseve, kontrollin mjekësor të punëtorëve. Vjollca Braho që drejton Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor në Shqipëri thotë se aktiviteti i këtyre kompanive është në inspektime të shpeshta për shkak të ndjeshmërisë që lidhet me numrin e madh të punëtorëve por edhe me rastet e infektimit me “Covid 19” që u shfaqën në disa fasoneri.

“Ne kemi qenë cdo ditë në terren dhe fokusi ynë kryesor ka qenë sidomos në ato subjekte të cilët punojnë me protokollin e kuq.

Zonja Braho thotë më tej se janë mbyllur mbi 15 subjektë dhe pjesa më e madhe kanë qenë në fasoneri ndërsa sipërmarrje të tjera janë pezulluar deri në plotësimin e kushteve.

“Në Gjirokastër kane qenë 4 subjekte, një në Vlorë, dy në Tiranë dhe pjesa tjetër në Fushë Krujë. Si rezultat i punës që është bërë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor përsëri kemi shkuar, kemi inspektuar dhe këto subjekte janë rihapur pasi e kanë respektuar qoftë distancimin social që është 2 metër nga një punonjës tek tjetri dhe kriteret e vendosura nga protokolli i kuq”.

Zonja Braho thotë se hapja e sipërmarrjeve të reja pas 18 majit e rrit ngarkesën për inspektorët e shëndetit, por edhe aktorët e tjerë kontrollues. Sipas zonjës Braho nga ana tjetër ndërgjegjësimi i qytetarëve për t`u mbrojtur duhet të vijojë me po atë përgjegjësi si në kulmin e pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG