Lidhje

Dita ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë


Shtatëmbëdhjetë maji është dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Shënuar për herë të parë në 2004, kjo ditë përqëndron "vëmendjen tek dhuna dhe diskriminimi që përjetojnë anëtarët e komunitetit LGBTI”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres lëshoi një deklaratë ku thuhej se këtë vit kjo ditë shënohet në një kohë sfide të madhe për shkak të pandemisë së COVID-19 që e ka bërë komunitetin LGBTI edhe më të dobët.

"Ndërsa përballen me paragjykime, sulme e vrasje thjesht për atë që janë ose për atë çka duan, shumë anëtarë të këtij komuniteti po përjetojnë një rritje të stigmës si pasojë e virusit, si dhe pengesa të reja që lidhen kujdes shëndetësor", tha zoti Guterres.

Shefi i OKB-së u bëri u thirrje të gjithë njerëzve kudo në botë "të qëndrojnë të bashkuar kundër diskriminimit dhe pro së drejtës të të gjithëve për të jetuar të lirë e të barabartë në dinjitet dhe të drejta".

Shumica e ngjarjeve në përkujtim të kësaj dite janë zhvendosur në internet si pasojë e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Data 17 maj është zgjedhur për festuar diversitetin seksual e gjinor në mbarë botën dhe në përkujtim të vendimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 1990 që hoqi homoseksualitetin nga klasifikimi, si çrregullim mendor.

XS
SM
MD
LG