Lidhje

SHBA: Përgjigja ndaj koronavirusit çështje elektorale


Pasi pranoi fillimisht autoritetin e shteteve amerikane për të vendosur se si të frenojnë shpërthimin e koronavirusit, Presidenti Donald Trump ka inkurajuar protesta anti-mbyllje kundër guvernatorëve demokratë në shtetet ku do t'i duhet të zhvillojë një betejë elektorale për tu rizgjedhur në nëntor. Siç njofton Brian Padden i Zërit të Amerikës, kritikët e presidentit akuzojnë se ai po përpiqet ta shfrytëzojë përgjigjen ndaj pandemisë për përfitime politike, ndërsa mbështetësit thonë se Presidenti Trump po transmeton zhgënjimin e punëtorëve amerikanë, të cilët thonë se dëmtohen më shumë nga mbyllja ekonomike sesa nga virusi vdekjeprurës.

TEXT: Protestuesit në shtete si Pensilvania, Uiskonsin dhe Miçigan bëjnë thirrje për dhënien fund mbylljes për shkak të koronavirusit, kanë aleat Presidentin Trump.

((Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara))

"Kam vërejtur se ka shumë protesta atje, dhe thjesht mendoj se disa nga guvernatorët janë nxituar", tha Presidenti Trump.

Megjithëse këto shtete shpesh mbështesin demokratët, ata ndihmuan Presidentin Trump drejt fitores në vitin 2016, dhe mund të luajnë përsëri një rol kryesor në vendosjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Mbështetësit e Presidentit Trump thonë se ai ka të drejtë të reagojë ndaj kufizimeve të tepërta dhe arbitrare ekonomike, sipas tyre, të vendosura nga guvernatorët demokratë të këtyre shteteve.

((SKYPE, Noah Weinrich, aktivist republikan))

"Ai dëshiron t'i lejojë shtetet të përcaktojnë masat izoluese, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kritikojë ata që po e teprojnë", thotë aktivisti republikan Noah Weinrich, me organizatën "Heritage Action for America".

Disa protestues në Michigan kanë qenë të armatosur me armë luftarake. Joe Biden, kandidati i supozuar për president i Partisë Demokrate, ka denoncuar taktikat e kërcënimit të demonstruesve dhe kritikoi presidentin për mbjelljen e mosmarrëveshjeve.

Kritikët e Presidentit Trump thonë se reagimi i paqëndrueshëm i presidentit ndaj pandemisë, duke fuqizuar shtetet dhe më pas duke kritikuar qeveritarët e tyre, është nxitur politikisht për të zhvendosur fajin për krizën larg tij.

((SKYPE, Capri Cafaro, Analiste Demokrate, Universiteti Amerikan))

"Nëse ai është në gjendje ta nda veten nga guvernatorët në këto shtete, veçanërisht shtetet e lëkundura si Miçigani për shembull, ai mund të thotë: shikoni, është faji i atyre qeveritarëve, jo faji im që ekonomia është zhgënjyese. Pra, fajësoni ata", thotë analistja demokrate Capri Cafaro, me Universitetin Amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë rastet më të shumta me koronavirusin në botë, dhe mbi 91'000 njerëz deri më tani kanë vdekur nga shpërthimi. Kriza gjithashtu ka lënë në harresë pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit, duke lënë miliona pa punë.

Presidenti Trump po bën presion për të rihapur ekonominë, pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarët e shëndetësisë se vendit ende i mungon aftësia e testimit dhe mbikëqyrjes në shkallë të gjerë, e nevojshme për të kontrolluar shpërthimin e virusit.

Analistët politikë kritikë ndaj presidentit e përshkruajnë strategjinë e Presidentit Trump si të pamatur, sepse inkurajon protesta të mbushura me njerëz që mund ta zgjerojnë më tej përhapjen e virusit vdekjeprurës. Ata gjithashtu thonë se strategjia është një njohje e nënkuptuar e mangësive të presidentit gjatë krizës.

((SKYPE, Matthew Dallek, Historian, Universiteti George Washington))

"Nga njëra anë, ai po thotë,‘ rizgjidhni sepse unë mund ta kthej ekonominë'. Në anën tjetër, ai po thotë, - epo mirë, nuk kam qenë në gjendje t'i menaxhoj shtetet dhe guvernatorët në mënyrë shumë efektive", thotë historiani Matthew Dallek, me Universitetin George Washington.

Të 50 shtetet tani kanë filluar të rihapin pjesërisht ekonomitë e tyre, dhe një numër prej tyre po përjetojnë një prirje të rritjes së rasteve reja të koronavirusit - duke shtuar pasigurinë se si do të ndikojë pandemia në votimin në nëntor dhe rezultatin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG