Lidhje

Presidenti kërcënon të zhvendosë kuvendin republikan


Presidenti Donald Trump paralajmëroi të hënën se mund të zhvendosë kuvendin republikan që është planifikuar të zhvillohet në Karolinën e Veriut në gusht, në një shtet tjetër nëse vazhdojnë masat e distancimit fizik.

Epidemia e koronavirusit ka detyruar presidentin dhe rivalin e tij demokrat Joe Biden të ndalin tubimet për fushatë. Disa kanë bërë thirrje për zhvillimin e kuvendeve partiake përmes rrjeteve dixhitale, pasi grumbullimet e mëdha shoqërohen me kërcënimin për përhapje të epidemisë.

Presidenti tha përmes Twitterit se nëse guvernatori demokrat i Karolinës së Veriut, Roy Cooper nuk përgjigjet menjëherë “nëse do të lejojë mbushjen e plotë të objektit” për kuvendin republikan, atëherë partia “do të gjejë një tjetër objekt dhe do ta zhvendosë këtë aktivitet dhe të gjitha vendet e punës që krijon”.

Kuvendet partiake shoqërohen me vëmendje intensive të medias kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shënojnë fillimin e sprintit të fundit drejt zgjedhjeve të nëntorit. Kuvendi republikan është parashikuar të mbaht më 24 gusht në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Kuvendi i demokratëve është parashikuar të mbahet më 17 gusht në Miuaki të Uiskonsinit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG