Lidhje

COVID-19, kompanitë ndihmojnë vendet e varfra me pajisje mjekësore


Kur edhe vendet e pasura e kanë të vështirë të kontrollojnë përhapjen e COVID-19, çfarë ndodh me vendet në zhvillim ku energjia elektrike nuk është e pandërprerë dhe uji i pastër është i pakët? Këto vende kanë nevojë për respiratorë, oksigjen mjekësor, maska dhe pajisje të tjera për t'i ndihmuar të kalojnë pandeminë. Korrespondentja Carol Pearson e Zërit të Amerikës njofton në lidhje me një program që po financon inovacione ku ato janë aq të nevojshme.

Në San Paulo, numri i të vdekurve nga COVID-19 është aq i lartë, saqë zyrtarët thonë se është e vështirë për t'i varrosur të vdekurit.

Punëtorët dhe spitalet e mbingarkuara të kujdesit shëndetësor në pjesën më të madhe të Amerikës Latine luftojnë të kujdesen për të sëmurët me burime shumë më të pakta sesa në Evropë apo Shtetet e Bashkuara. Ky pacient është mjek.

Në Afrikën e Jugut, njerëzit mbajnë rradhë për tu testuar. Çdo vend në Afrikë ka regjistruar raste të koronavirusit.

Atomo Diagnostics bën teste të HIV-it.

Tani po përgatitet të prodhojë teste të gjakut për COVID-19.

Respiratorët janë shumë të nevojshëm në vendet në zhvillim.

Respiratorët e lëvizshëm, që operojnë me bateri, si ky, janë kritikë.

Gradian Health Systems i bën këto respiratorë për vendet afrikane dhe ofron trajnim dhe mbështetje teknike.

"Pra, nëse prishet ose ka ndonjë problem, ka njerëz që janë në gjendje ta rregullojnë atë."

Edhe pasi të ketë mbaruar pandemia,

Respiratorët e kompanisë Gradian do të mbeten aty.

"Ne e shohim atë si një qasje afatgjatë, jo vetëm një përgjigje ndaj COVID-19, por si një shembull i ndërtimit të gatishmërisë për të papriturën e ardhshme që mund të vijë", thotë Lina Sayed.

Në Indi, vajzat nuk mund të ndjekin shkollën rregullisht dhe gratë e kanë të vështirë të mbajnë punën e tyre nëse nuk kanë garzat për ciklin e mesturacioneve.

Solal Design gjeti zgjidhjen për to. Tani kompania po i modifikon makineritë për të bërë edhe maska për fytyrën, me një grant nga një fond kanadez që mbështet inovatorët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

"Ajo që ne po bëjmë tani është thjesht përshpejtim duke i kushtuar më shumë vëmendje, më shumë fonde dhe më shumë mbështetje inovacioneve që kemi financuar më parë", thotë Karlee Sileve me organizatën Grand Challenges Canada.

Financimi sigurohet, pjesërisht, nga një numër investitorësh, përfshi qeverinë kanadeze.

"Ne kemi investuar tashmë në disa risi të ndryshme për të rritur qasjen e oksigjenit mjekësor në pjesë të botës, ku nuk është aq e zakonshme sa në vendet e zhvilluara. Ky është saktësisht lloji i trajtimit të linjës së parë që është i nevojshëm për COVID."

Qëllimi është, sigurisht, dhënia e ndihmës gjatë pandemisë.

Por kur të ketë përfunduar, këto vende do të jenë më mirë se më parë, duke ofruar kujdes të besueshëm mjekësor në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG