Lidhje

Gjirokastër: Pandemia e koronavirusit dhe sfidat e arsimit


Sfidat e arsimit në Gjirokastër në kohën e pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Në Gjirokastër studentët iu rikthyen auditoreve duke sfiduar vështirësitë e mungesës së transportit publik. Por pandemia e koronavirusit nuk ka mundësuar mbylljen normale për ciklet e tjera arsimore në shkollat nëntëvjecare dhe të mesme. Autoritetet arsimore thonë se duhen forcuar kapacitet dixhitale, sidomos në zonat rurale, për të përballuar sfidat e mësimit ‘On line”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Raimond Kola sjell hollësitë:

Shkollat e ciklit nëntëvjecar dhe atij të mesëm në Shqipëri, përvec maturave, janë bosh.Pandemia e koronavirusit këtë vit nuk ka mundësuar mbylljen normale të vitit shkollor. Shefja e zyrës arsimore në Gjirokastër Albana Hasanaj thotë për Zërin e Amerikës se vështirësitë e fillimit me situatën e re të koronavirusit janë kapërcyer.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë për të gjithë sepse u desh brenda një dite të kalonim nga mësimi në klasë me shkumës dhe nxënënësit përballë në mësimin me mjetet dixhitale. Falë pasionit dhe përshtatshmërisë së menjëhershme të mësuesve ky proces ka kaluar mirë.”

Zonja Hasanaj thotë më tej se sfidat me mësimin “on line” lidhen vecanërisht me zonat rurale, kryesisht, me mungesën e pajisjesve apo internetit.

“Mund të flas këtu për një përfshirje rreth 97 % të nxënësve në procesin e mësimit “ on line” por vështirësitë ishin në procesin tonë mësimor sidomos në zonat ruale pë shkak të mungesës së pajisjeve dixhitale dhe mugesës së internetit.”

Një sfidë për autoritetet arsimore, në kushtete e masave të pandemisë, është edhe organizimi i maturës shtetëroe për nxënësit që përfundojnë ciklin 12 vjecar.

“Nga tre qendrat e përcaktuara në fillim për procesin e provimeve të maturës shtetëore , tashmë janë 13 qendra ku do të zhvillohet procesi. Janë marrë të gjitha masat për t`u kryer një provim me garanci dhe siguri maksimale.”

Ndërkohë studentët e Universitetit “Eqerem Cabej” të Gjirokastrës iu rikthyen auditoreve megjithë sfidat e mungesës së transportit publik. Zv Rektori Jaho Canaj thotë se pjesëmarrja e studentëve ka qenë e kënaqshme.

“Mbi 80% e studentëve kanë frekuentuar procesin mësimor i cili zhvillohet me turne. Auditoret janë disiplnuar dhe ndarë duke respektuar me rreptësi protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë duke ruajtur distancën prej 2 metërsh”.

Zoti Canaj thotë më tej se mësimi “on line” ka mangësitë e tij dhe institucionet arsimore duhet të forcojnë kapacitetet dixhitale.

“Procesi mësimor “on line” është më pak komunikativ ndërmjet studentit dhe pedagogut. Krijohet ajo distanca për të cilën studentët janë edhe pak të papërgatitur . Fjala e pedagogut është, natyrisht, e pazëvendësueshme në mjaft prej leksioneve dhe seminareve”.

Pandemia e koronavirusit, me bllokimin për gati dy muaj, solli mjaft probleme në Shqipëri. Por institucionet e sistemti arsimor vlerësojnë se mbetet ende shumë punë për të përballuar sfidat e vijimit si të vitit akademik dhe atij shkollor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG