Lidhje

Shqipëri, rriten të shtruarit në spital me COVID 19


Në Shqipëri numri i personave të prekur nga COVID 19 të cilët janë shtruar në spital po rritet, paralelisht me kuotat relativisht të larta të rasteve të reja. Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, në spitalin Infektiv ndodhen 34 të shtruar, nga të cilët dy rezultojnë të jenë të intubuar dhe 4 të tjerë po ashtu në gjendje të rëndë.

Heqja e masave shtrënguese solli një rritje të numrit të të prekurve. Edhe në 24 orët e fundit nga 102 testime janë konfirmuar 17 raste të reja. Tetë prej tyre janë rregjistruar në Tiranë, ndërsa 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz. Së bashku dhe me Krujën, në javën e fundit këto 4 qytete, janë zonat ku është verifikuar pjesa dërrmuese e të prekurve të rinj.

Ndërsa një pjesë, janë kontakte të personave të infektuar më parë, të tjerat janë raste të reja, për të cilat po zhvillohen hetime epidemiologjike.

Që nga nisja e epidemisë në Shqipëri, numri i rasteve ka arritur në 1263 persona të prekur dhe 34 viktima. Aktualisht janë 284 raste aktive, ku pjesa dërrmuese, gati 66 përqind, janë në kryeqytet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG