Lidhje

Inteligjenca artificiale për trajtimin e pacientëve


Një teknikë e re, e quajtur deep fake që përdor inteligjencën artificiale për të prodhuar video të trilluara që duken si të vërteta, po përdoret si në botën e argëtimit ashtu edhe për qëllime joetike. Por një kompani e re po tregon se si teknologjia e manipulimit të fytyrave mund të jetë një mjet praktik për përmirësimin e shëndetit mendor dhe në praktikat e terapisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh sjell më shumë hollësi.

Në këtë video shihet koka e aktorit Steve Buscemi e vëndosur mbi trupin e aktores Jennifer Lawrence.

Këto manipulime me video përdorin inteligjencën artificiale dhe makineritë që përshtaten për të krijuar një variant pothuajse real. Zakonisht kjo bëhet duke zëvendësuar fytyrën apo veprimet e një personi me një tjetër.

Video mund të jetë thjeshtë argëtuese ose qëllimisht manipuluse.

E tillë është edhe kjo video e Presidentit Obama që në dukje të parë duket e vërtetë.

Kompania e re “Deliberate A-I” beson se teknologjia për zëvendësimin e fytyrës mund të shërbejë për mirë nëse përdoret për të fuqizuar një grup disi të veçantë, profesionistët e shëndetit mendor. Marc Aafjes është drejtues i kompanisë “Deliberate A-I”.

“Punonjësit e shëndetit ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kujtuar gjërat që ndodhin gjatë sesionit me pacientët.”

Përmes kësaj teknologjie, terapistët regjistrojnë sesionet e tyre me pacientët dhe krijojnë një katalog videosh që mund ta shikojnë më vonë dhe ruajnë privatësinë e pacientit.

Privatësia ruhet duke ndërruar fytyrën e pacientit përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale. Paulo Serodio është ndërtues i programeve kompjutetike me kompaninë “Deliberate Solutions”.

“Duket si një individ tjetër por ruan të dhënat emocionale dhe të dhënat karakteristike të fytytës së këtij personi.”

Në këtë demostrim, fytyra e aktorit Nicolas Cage përdoret për të

maskuar fytyrën e një një pacienti hipotetik.

Teknologjia e kompanisë së re gjurmon dhe analizon zërin dhe paraqitjen e pacientit. Paulo Serodio është ndërtues i programeve kompjutetike të kompanisë “Deliberate Solutions”.

“Kur dikush ndryshon mënyrën e të folurit do të thotë se ka një lloj ndryshimi të gjendjes shpirtërore, ose diçka po ndodh në jetët e tyre që po ndikon në mënyrën se si shprehen.”

Do Hyung Kwon është ndërtues i programeve kompjutetike të kompanisë “Deliberate Solutions”.

“Lëvizja e duarve ose ndryshimi i delikat i mbajtjes së trupit, të japin disa të dhëna mbi pacientin.”

Kompania “Deliberate AI” do të fillojë së shpejti testimet në tre klinikat e saj në Nju Jork dhe Kaliforni. Në këtë rast mungesa e mjekut mund të jetë pjesë e kurës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG