Lidhje

Putin thotë se Rusia do të jetë në gjendje të shkatërrojë armë hipersonike


Rusia së shpejti do të jetë në gjendje të shkatërrojë armë hipersonike të vendeve të tjera tha të dielën Presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se Moska ishte përpara Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e armëve të reja.

Armët hipersonije mund të marrin një kurs të paparashikueshëm e të manovrojnë me shpejtësi ndërsa i afrohen objektivit. Ata gjithashtu kanë një trajektore shumë më të ulët sesa raketat balistike.

Uashingtoni dhe Moska i kanë zgjeruar aftësitë e tyre mbrojtëse mes përkeqësimit të lidhjeve mes Rusisë dhe Perëndimit që ka cuar edhe në përfundimin e disa marrëveshjeve lidhur me kontrollin e armëve që datojnë epokën e Luftës së Ftohtë.

Vitin e kaluar Rusia dislokoi raketën e saj të para hipersonike me mbushje bërthamore, ndërsa Pentagoni ka si objektiv të dislokojë armët hipersonike brenda 2020.

"Ka shumë të ngjarë që ne do të disponojmë mjete për t'iu kundërpërgjigjur armëve hipersonike atëherë kur vendet kryesore të botës të kenë armë të tilla", bëri të ditur agjencia e lajmeve RIA duke iu referuar zotit Putin.

Ndërsa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgjithësisht të njëjtin numër armësh bërthamore, presidenti rus Putin tha se Moska ishte përpara në zhvillimin e armëve të përparuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG