Lidhje

Gjykata e Lartë: Ligji ndalon diskriminimin ndaj punonjësve LGBTQ


FILE - LGBTQ activists and supporters hold a rally outside the U.S. Supreme Court as it hears arguments in a major LGBTQ rights case in Washington, Oct. 8, 2019.
FILE - LGBTQ activists and supporters hold a rally outside the U.S. Supreme Court as it hears arguments in a major LGBTQ rights case in Washington, Oct. 8, 2019.

Gjykata e Lartë e SHBA deklaroi të hënën se ligjet federale të punësimit ndalojnë diskriminimin ndaj punonjësve LGBTQ, vendim që shënon një fitore të madhe për pakicat seksuale në Amerikë.

Me një rezultat 6-3, gjykata deklaroi se një "punëdhënës që pushon një individ thjesht se është homoseksual ose transgjinor" shkel Nenin VII të Ligjit për të Drejtat Civile të vitit 1964.

Kryetari konservator i Gjykatës së Lartë John Roberts dhe anëtari po konservator Neil Gorsuch, i cili u emërua në këtë post nga Presidenti Donald Trump, iu bashkuan opinionit të shumicës.

Ligji për të drejtat civile thotë se punëdhënësit nuk mund të diskriminojnë "për shkak të seksit".

Në vitin 2015, Komisioni për Mundësi të Barabarta Punësimi, nën administratën Obama, vendosi që ndalimi të përfshinte edhe diskriminim ndaj personave LGBTQ.

Megjithatë, administrata e Presidentit Donald Trump anoi nga punëdhënësit që u paditën për diskriminim në tre raste, të cilat çuan në vendimin e së hënës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG