Lidhje

Mali i Zi mbyll kufirin, vë kushte për hyrjen e vizitorëve


Prej të hënës banorët e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të futen në Mal të Zi vetëm nëse paraprakisht testohen negativë për COVID-19. Qeveria e Malit të Zi të premten mbrëma ka prezantuar vendimet për hapjen e mëtejme të kufijve të këtij vendi.

Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë për të hyrë në Mal të Zi duhet të kenë me vete rezultatin negativ të PCR testit për SARS-CoV-2, të laboratorëve të akredituar, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

“Shtetet, banorët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat negativ të PCR testit për SARS-CoV-2 të laboratorëve të akredituar, jo më të vjetër se 48 orë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, lista e vendeve është formuluar në bazë të rasteve aktive dhe rasteve të reja me COVID-19 si dhe disa kritereve tjera të kësaj natyre. Lista e vendeve banorët e të cilave nuk kanë kufizime për të hyrë në Mal të Zi është shumë e gjatë.

Duke pas parasysh rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19, Trupi Kombëtar Koordinues i Malit të Zi mori vendimin për bartjen e obliguar të maskave mbrojtëse në të gjithë hapësirat publike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG