Lidhje

Shqipëri: Vdekje tjetër nga koronavirusi


Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore njoftuan të shtunën një tjetër vdekje prej Covid-19. Një grua 70 vjeçare nga Durrësi u bë viktima e 9 brenda 9 ditëve nga Coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 43 persona që nga fillimi i muajit Mars. Në përditësimin e sotëm, u njoftuan edhe 53 raste të reja të infektuar, ndërkohë që janë rritur dhe shtrimet në spitalin infektiv, ku po mbahen 63 pacientë.

Qytetet më të prekura nga Covid vazhdojnë të mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ku gjenden pjesa me e madhe e 720 të infektuarve aktiv.

Dy javët e fundit rastet e të prekurve u shumëfishuan pas lehtësimit të masave të karantinës dhe kthimit të njerëzve në punë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG