Lidhje

Policia britanike: Sulmet me thikë, akt terrorizmi


Stabbing incident in Reading, Britain

Në Britani, policia tha të dielën se një seri sulmesh me thikë që shkaktuan vdekjen e tre personave dhe plagosjen e tre të tjerëve në qytetin jugor anglez Reading ishin një akt terrorizmi dhe një krim i shëmtuar.

Një persona 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje pas incidentit me thikë të shtunën mbrëma në një park të qytetit, rreth 65 km në perëndim të Londrës.

Një burim i organeve të sigurisë, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se personi, i cili mbahet i ndaluar në polici, është një libian i quajtur Khairi Saadallah.

Zyrtari më i lartë i policisë britanike kundër terrorizmit, Neil Basu, tha se një person ishte futur në parkun Forbury, duke sulmuar njerëzit me thikë përpara se të ndalohej nga policë të paarmatosur.

Ai tha se pas analizës së bërë nga detektivët gjatë natës, rasti ishte cilësuar si terrorizëm

"Ishte një krim mizor," tha zoti Basu.

Ai tha se nuk kishte asnjë të dhënë për të arritur në përfundimin se dikush tjetër ishte i përfshirë në këtë çështje. Sipas policisë, motivi i ngjarjes është i panjohur.

Kryeministri Boris Johnson zhvilloi një takim të dielën me zyrtarët e sigurisë, ministrat dhe policinë për t’u informuar më tej në lidhje me hetimin.

Ai tha se ishte "i neveritur" nga sulmi dhe shtoi se Britania mund të ndryshojë ligjin nëse është e nevojshme për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.

"Nëse ka mësime që duhet të nxjerrim, ne do t’i nxjerrim ato dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime nëse është e domosdoshme," tha ai.

Fillimisht policia dhe qeveria kishin thënë se incidenti nuk dukej të ishte terrorizëm.

Një dëshmitar tha se sulmi filloi kur një person papritmas iu vërsul një grupi prej tetë deri në 10 miqsh dhe filloi t’i godasë me thikë. Sulmi ndodhi disa orë pas një mitingu të protestuesve kundër racizmit në park, por zoti Basu tha dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG