Lidhje

Zgjedhjet në Serbi, konservatorët në pushtet pritet të fitojnë lehtë


Serbia Rally

Serbët po votojnë sot për një parlament të ri - zgjedhjet e para në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

Pritet që konservatorët në pushtet të fitojnë pa probleme.

Qendrat e votimit ishin të pajisura me maska fytyre dhe lëndë dezinfektuese për elektoratin prej 6.6 milion votuesish, shumë prej të cilëve pritet të mos marrin pjesë në votime nga frika e koronavirusit.

Pjesmarrja po ashtu mund të ndikohet nga bojkoti i disa partive opozitare që janë shprehur se votimet nuk do të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të Presidentit Aleksandar Vuçiç mbi median.

Votuesit kryesisht mbështesin përpjekjet e koalicionit udhëheqës të zotit Vuçiç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian duke ruajtur njëkohësisht lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën.

Por qeveria e ardhshme do të përballet me presionin në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, diçka që shihet si kyçe për stabilitetin rajonal.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG