Lidhje

Shqipëria lejon të hënën transportin detar të udhëtarëve


Në portet e Sarandës, Vlorës dhe Durrësit do të lejohet transporti ndërkombëtar i udhëtarëve duke filluar nga e hëna, njoftoi Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Transporti detar me tragete ishte ndërprerë me 9 mars me Italinë e Veriut dhe më pas edhe me Greqinë (linja Korfuz-Sarande) prej situatës së pandemisë së koronavirusit.

Por transporti pritet të jetë i kufizuar për shtetasit shqiptarë pasi Komisioni Evropian ka njoftuar se duke filluar nga 1 Korriku hiqen kufizimet e udhëtimit në vendet e Bashkimit Europian.

Greqia planifikonte hapjne e kufijve për lëvizjene lrië me Shqiëprinë në 15 qershor por e shtyu këtë afat më 1 korrik prej rasteve të shtuara me COVID 19 në Shqipëri.

Ministria shqiptare e Infrastrukturës ka njoftuar se “përgjegjësia për transportin detar të pasagjerëve do të jetë e shoqërive të transportit ndërkombëtar, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë”.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, prej rasteve te para me COVID 19, nuk është ndërprerë transporti detar i mallrave ku porti i Durrësit ka mbajtur peshën kryesore të qarkullimit të mallrave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG