Lidhje

Fillon faza e dytë e rihapjes në qytetin e Nju Jorkut


Peter Shamuelov, center, wears a protective mask as he gives a haircut to a customer at Ace of Cuts barbershop, Monday, June 22, 2020, in New York. For the first time in three months, New Yorkers will be able to dine out, though only at outdoor tables. (A

Për herë të parë në më shumë se tre muaj, njujorkezët mund të shkojnë në dyqane, të darkojnë jashtë dhe shkojnë në floktore, pasi zyrtarët e qytetit hoqën më shumë kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit.

Qyteti i Nju Jorkut hyri në fazën e dytë të rihapjes së tij të hënën, rajoni i fundit në shtetin e Nju Jorkut që e bëri këtë. Banorët festuan zgjerimin e lirive të tyre me udhëtime në dyqane dhe kafenetë që ofrojnë shërbime jashtë lokaleve.

Parqet me lojëra për fëmijë gjithashtu u rihapën, dhe një pjesë e punonjësve u lejuan të kthehen në punë, megjithëse shumë punonjës ende nuk do të mund të kthehen në zyrat e tyre. Disa nga korporatat më të mëdha të qytetit po vazhdojnë të lejojnë shumë prej punonjësve të tyre të punojnë nga distanca, nga shtëpitë e tyre.

Qyteti i Nju Jorkut dikur ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por rastet e infektimeve me Covid-19 tani janë në rënie. Koronavirusi ka vrarë mbi 22,000 banorë të Nju Jorkut. Gjatë ditëve më të rënda të pandemisë, qyteti po humbiste më shumë se 1,000 njerëz në ditë. Në ditët e fundit, numri i të vdekurve ka qenë në numra një shifror ose në anën e ulët të numrave dyshifrorë, sipas të dhënave të qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio tha se do të darkonte të hënën dhe ka theksuar se rihapja e fundit është veçanërisht e rëndësishme për industrinë e restoranteve, të cilën ai e quajti "një pjesë të madhe të identitetit të qytetit të Nju Jorkut".

Ndërsa rastet infektimeve me koronavirus në Nju Jork janë duke u zvogëluar, rastet në dhjetëra shtete të tjera amerikane janë rritur.

Shpërthimet e rasteve me Covid-19 kanë bërë që Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo të shqyrtojë mundësinë e një urdhëri për karantinë dy javore të banorëve nga shtetet me numër të lartë të infektimesh, që udhëtojnë në Nju Jork. Kjo është një përmbysje nga fillimi i këtij viti kur disa shtete, përfshirë Floridën, vendosën kufizime dhe masa për karantinë për udhëtarët nga Nju Jorku.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 2.3 milionë raste të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 120,000 vdekje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG