Lidhje

COVID-19, mbi 10 milionë të prekur në të gjithë botën


Numri i infeksioneve me koronavirus në rang botëror ka kaluar të 10 milionë vetët sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 me më shumë se 2.5 milionë, ndjekur nga Brazili me 1.3 milionë raste. Rusia renditet në vendin e tretë me më shumë se 633 mijë të infektuar.

Gjithashtu SHBA renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit me 125.539, që nga fillimi i pandemisë.

Të premten SHBA vendosi një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus duke shënuar 45 mijë të infektuar.

Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisëbëri të ditur të premten se nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste kundër COVID-19, vaksina e trajtime të tjera.

Sipas Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, gjatë muajit të parë të epidemisë, rreth 10 mijë raste me COVID-19 ishin raportuar në këtë organizatë. Ndërsa gjatë muajit të fundit, janë raportuar në OBSH gati 4 milionë raste. Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e respiratorëve të oksigjenit për të shpëtuar jetët e pacientëve, punës kërkimore për vaksina dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të tjera të mundshme.

"Është e qartë se për ta vendosur COVID-19 nën kontroll, dhe për të shpëtuar jetë, ne kemi nevojë për vaksina, diagnostikim dhe terapi efektive - në sasi të pashembullt dhe me shpejtësi të paprecedent. Dhe është e qartë se për shkak se të gjithë njerëzit rrezikohen nga COVID-19, të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në të gjitha mjetet për ta parandaluar, zbuluar dhe trajtuar atë - jo vetëm ata që kanë mundësinë të paguajnë për to", tha zoti Ghebreyesus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar 2.5 milion, ndërkohë që numri i të vdekurve i ka kaluar 125 mijë në mbarë vendin.

Sipas drejtuesit të Programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH, Michael Ryan, situata në kontinentin amerikan është ende në zhvillim e sipër dhe se ende nuk ka arritur pikun e saj, ndërsa pritet të sjellë një numër të vazhdueshëm të infektuarish dhe të vdekurish gjatë javëve në vazhdim.

Të premten, Shtetet e Bashkuara arritën një tjetër rekord ditor për sa i takon numrit të raste të reja me koronavirus, duke shënuar 45 mijë të infektuar.

Rritja e numrit të të infektuarve bëri që shtete si Florida dhe Teksasi të njoftojnë rimbylljen e bareve dhe vendosjen e masa kufizuese të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Sipas, Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nevojiten më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste, vaksina dhe ilaçe për COVID-19.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG