Lidhje

Ish-kryeminsitri francez Fillon gjendet fajtor për mashtrim


Ish-kryeministri i Francës Francois Fillon është gjetur fajtor të hënën nga një gykatë e Parisit, nën akuzat për përdorim të fondeve publike për të paguar bashkëshorten me një shumë prej mbi 1 milion dollarë për punë që ajo nuk kreu kurrë.

Zoti Fillon u dënua me pesë vjet burg - tre vite të pezulluara – dhe u gjobit me më shumë se 423 mijë dollarë. Po ashtu ai është ndaluar të kandidojë për poste publike për 10 vjet.

Bashkëshortja e tij, Penelope, u dënua si bashkëpunëtore. Asaj iu dha një dënim tre vjeçar me kusht dhe po ashtu u gjobit me më shumë se 423 mijë dollarë. Që të dy janë në pritje të vendimit të gjykatës së apelit, thanë avokatët e tyre.

“Natyrisht, ky vendim që nuk është i drejtë, do të apelohet. Kushtet qesharake nën të cilat u nxit ky hetim, kushtet skandaloze në të cilat u bë zbulimi, kushtet befasuese nën të cilat u zhvilluan atëherë hetimet”, tha avokati i zotit Fillon Antonin Levy.

Avokati i zonjës Penelope Fillon, Pierre Cornut-Gentille, tha se prokurorët dështuan të përcaktojnë nëse aktivitetet e saj ishin thjeshtë ndihmë tradicionale dhe mbështetje që gruaja e një politikani i jep burrit të saj.

Ajo tha se detyrat e saj përfshinin përpilime raportesh rreth çështjeve lokale, leximi i postës, përgatitja e fjalimeve dhe takimi me votuesit – punë për të cilën ajo tha që e mundësoi të kishte një orar fleksibël dhe njëkohësisht të rriste fëmijët e saj.

Prokurorët argumentuan se kishte pak prova që zonja Penelope Fillon kishte punuar ndonjëherë dhe thanë se paga e saj ishte e tepërt.

Francois Fillon
Francois Fillon

Avokatët mbrojtës argumentuan se shteti nuk mund të ndërhyjë në atë se si një politikan ndërton funskionimin e zyrës së tij. Skandali mori dhenë pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, ku zoti Fillon nga të qënit në krye të garës përfundoi i treti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG