Protesta mbarëkombëtare kundër dhunës policore dhe racizmit po zhvillohen në vend dhe kryesisht mbeten paqësore. Njerëz të të gjitha racave dhe besimeve fetare po marrin pjesë në protesta, përfshi edhe amerikanët aziatikë. Për shumë prej tyre, vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd është vetë-përshkruar si një thirrje për zgjim. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Suli Yi dhe Wenhao sjellin më shumë hollësi.
Banorja e Merilendit Aryani Ong thotë se për vite me radhë ka vënë re vdekjet e amerikanëve me ngjyrë, por se vdekja e George Floyd ishte krejt ndryshe. Aryani Ong është aktiviste e komunitetit aziatiko-amerikan.
“Jam shumë e angazhuar dhe ishte moment katalizator më mua. Ka patur nga varg vdekjesh të afrikano-amerikanëve. Por rasti Floyd ishte vdekja që zhvendosi vëmendjen e aktivistëve aiziatiko-amerikanë tek beteja më e gjërë e popullsisë me ngjyrë.”
Racizmi kundër aziatikëve dhe aziatiko-amerikanëve u shtua kur pandemia e COVID-19 goditi Amerikën. Lily Qi, legjislatore në shtetin Meriland, thotë se komunitetet aziatike dhe afrikano-amerikane janë sëbashku në luftën kundër diskriminimit dhe paragjykimeve.
“Po shoh gjithnjë e më shumë kinezë dhe aziatiko-amerikanë që po zgjohen, që ju mund të jetoni në lagje të bardha, mund të shkoni në shkolla prestigjoze dhe diplomoheni dhe punësoheni. Duhej një virus që njerëzit ta kuptonin se nuk jeni aq amerikanë sa njerëzit mendonin.
Është një thirrje për zgjim. Pandemia është thirrje për zgjim. Ky zemërim kombëtar për vdekjen e George Floyd është thirrje për zgjim.”
Në një protestë të organizaur nga studentët e shkollës së mesme në Rokvill (Rockville) të shtetit Meriland, një prej organizatorëve, Lauren Payne, e vlerëson solidaritetin e aziatiko-amerikanëve me afrikano-amerikanët.
“Kam vënë re shumë ngjerëz me ngjyrë, kryesisht miqtë e mi aziatikë që janë prekur nga kjo lëvizje dhe kanë ngritur zërin duke shprehur mbështetje. Ata po qëndrojnë përkrah afrikano-amerikanëve. E di që ka patur një mbështetje të madhe nga aziatiko-amerikanët dhe kinezo-amerikanët, kryesisht në qarkun tonë. Ata janë këtu sëbashku me ne.”
Madje edhe vetë protestuesit aziatiko-amerikanë shprehen krenarë për pjesmarrjen, thotë aktivistja aziatiko-amerikane Aryani Ong.
“Jam e kënaqur që shoh një diversitet të tillë në protestë, përfshi aziatiko-amerikanët dhe kryesisht të rinjtë. Kam parë edhe të rritur. Kjo të ngroh zemrën. Po ashtu kjo mbështetje po përjetohet edhe në komunitete.”
Ata po ashtu inkurajojnë imigrantët e rinjë aziatikë që të mësojnë dhe të marrin pjesë, thotë delegatja Lily Qi e shtetit të Merilendit.
“Nuk mund të kuptosh kush është aziatik apo jo ndërsa njerëzit mbulohen me maska. Si komunitete të reja dhe amerikanë të rinjë, është detyra jonë të mësojmë historinë dhe kulturën dhe problemet brenda vendit.”
Vetë aziatiko-amerikanët kanë kaluar një histori të vështirë. Qindra mijëra japonezo-amerikanë u dërguan në kampe izolimi gjatë Luftës së Dytë Botërore pas sulmit të Japonisë kundër Shteteve të Bashkuara.
Facebook Forum