Lidhje

Policia e Portlandit i quan "trazira" protestat e së shtunës


A federal law enforcement officer, deployed under the Trump administration's new executive order to protect federal monuments and buildings, uses tear gas during a protest over racial inequality in Portland, Oregon, July 17, 2020.
A federal law enforcement officer, deployed under the Trump administration's new executive order to protect federal monuments and buildings, uses tear gas during a protest over racial inequality in Portland, Oregon, July 17, 2020.

Policia në Portland të Oregonit të shtunën vonë i shpalli trazira veprimet e protestuesve pas ata hynë në ndërtesën e Shoqatës së Policisë dhe ndezën një zjarr, i cili u shua shpejt.

Protestuesit gjithashtu dëmtuan një gardh vetëm disa orë pas vendosjes së tij rreth gjykatës federale në Portland. Gardhi u vendos për të "ulur tensionet" midis protestuesve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, tha zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuar në një postim në Twitter.

Ka patur protesta të përditshme rreth gjykatës federale në Portland që nga 25 maji, dita kur afrikano-amerikani George Floyd vdiq nën arrest në Mineapolis. Protestat kundër racizmit shpërthyen me shpejtësi në Mineapolis pas këtij incidente dhe u përhapën në qytete të tjera amerikane, përfshirë Portlandin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe ligjvënësi nga zona e Portlandit, Earl Blumenauer lëshuan një deklaratë të shtunën vonë, duke kritikuar veprimet e zyrtarëve federalë për arrestimet dhe përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve. "Muajin e kaluar, Administrata përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve në Uashington. Tani, pamjet filmike tregojnë se ata kanë rrëmbyer protestuesit me makina pa shenja të policisë në Portland, me qëllimin për të ndezur tensionet nga të cilat do të përfitonin ata. Ndërsa Portlandi aktualisht është në shënjestër të Presidentit, çdo qytet mund të bëhet objektiv i tij i radhës", thuhet në deklaratën e tyre.

A driver fires a gun in the air near demonstrators during a Black Lives Matter protest in Portland, Oregon
A driver fires a gun in the air near demonstrators during a Black Lives Matter protest in Portland, Oregon

Në deklaratë gjithashtu thuhet se "Dhoma e Përfaqësuesve është e angazhuar të lëvizë me shpejtësi për të frenuar menjëherë këto abuzime të egra të pushtetit".

Unioni Amerikan i Lirive Civile për Oregonin të premten tha se veprimet e oficerëve federalë kundër protestuesve në Portland ishin "tërësisht jokushtetuese".

"Ajo që po ndodh aktualisht në Portland duhet t’i shqetësojë të gjithë në Shtetet e Bashkuara", tha Jann Carson, drejtore ekzekutive në detyrë e Unionit Amerikan të Lirive Civile për Oregonin. "Zakonisht kur shohim njerëz në makina pa shenja, që kapin me forcë dikë në rrugë, ne e quajmë atë rrëmbim".

Zëvendës Sekretari në detyrë për Sigurinë Kombëtare Ken Cuccinelli duke folur të premten për radion publike amerikane “NPR” konfirmoi faktin se agjentët federale kishin përdorur automjete pa shenja për të ndaluar njerëz në Portland. Por ai tha se kjo ishte bërë për të garantuar sigurinë e oficerëve, larg turmave dhe për t’i zhvendosur të arrestuarit në një "vend të sigurt për t'u marrë në pyetje".

Kryetari i Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler i kërkoi Presidenti Trump të largojë oficerët federalë. "Mbani trupat në ndërtesat tuaja, ose largoni ato nga qyteti ynë", tha zoti Wheeler pas njoftimeve se punonjës policie kishin arrestuar njerëz në Portland që nuk ishin në pronë federale.

Prokurorja e Përgjithshme e Oregonit, Ellen Rosenblum ka ngritur një padi kundër qeverisë federale për arrestimin e njerëzve pa justifikim ligjor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG