Lidhje

Shqipëri, debate për kandidaturën e ambasadores së re në Athinë


Në Tiranë, komisioni i Jashtëm i parlamentit, u përfshi në debate lidhur me kandidaturën e ambasadores së re të Shqipërisë në Athinë. Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kundërshtoi propozimin e Luela Hajdaragës në këtë post duke folur për shkelje ligjore si në procedurën e ndjekur ashtu dhe në përzgjedhjen e kandidaturës, e cila, siç tha ai, nuk plotëson kriteret.

Sipas ligjit, të miratuar o nga shumica socialiste, ambasador emërohet një diplomat karriere që ka të paktën gradën Këshilltar, apo dhe dikush që vjen nga jashtë sistemit, por me një përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në të dyja raste, duket se ky nuk është rasti i kandidates Hajdaraga.

Po ashtu, zoti Bushati vuri në dukje dhe faktin se historikisht Shqiëria ka emëruar si përfaqësuesin e saj në Greqi, diplomatë me emër apo njerëz me një profil të lartë publik, ndërsa kujtoi se me Athinën ekzistojnë çështje të rëndësishme ende të hapura, e për pasojë, përvoja diplomatike do të ishte e një rëndësia të parë.

Propozimi për zonjën Hajdaraga, erdhi pasi pak javë më parë u shkarkua ambasadorja në Athinë Ardiana Hobdari dhe një pjesë e mirë e stafit drejtues, pas problemeve, sipas ministrisë së Jashtme, në aktivitetin e kësaj ambasade dhe ankesave për mungesë të theksuar të shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG