Lidhje

Trupi i kongresmenit të ndjerë John Lewis kalon mbi urën Edmund Pettus në Selma


APTOPIX John Lewis Remembered
APTOPIX John Lewis Remembered

Trupi i kongresmenit amerikan dhe ikona e të drejtave civile John Lewis kaloi për herë të fundit mbi Urës Edmund Pettus në Selma të Alabamës të dielën.

Ngjarja në vendin ku ai dhe demonstruesit e tjerë të të drejtave të votimit u rrahën në vitin 1965 në ditën e njohur si "E Diela e Përgjakshme" shënon ditën e dytë nga gjashtë ditët e ceremonive përkujtimore për nder të aktivistit Lewis, i cili vdiq më 17 korrik në moshën 80 vjeçare, pas një beteje njëvjeçare me kancerin e pankreasit në fazë të avancuar.

John Lewis Remembered
John Lewis Remembered


Trupi i kongresmenit Lewis do të çohet në kryeqytetin e Alabamës, Montgomeri, ku kryetari Steven Reed po inkurajon njerëzit të dalin e të rreshtohen në trotuare në pjesën e fundit të udhëtimit. Zyrtarët po kërkojnë nga publiku që të verë maska dhe të mbajë distancën sociale.

Guvernatori i Alabamës, Kay Ivey urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtize të shtunën dhe të dielën për nder të kongresmenit Lewis.

Gjatë ngjarjeve përkujtimore gjashtë ditore, trupi i kongresmenit Lewis do të vendoset në ndërtesën e kongresit të shtetit Alabama në Montgomeri, atë të e shtetit të Xhorxhias në Atlanta dhe në ndërtesën e Kapitolin në Uashington.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell njoftuan javën e kaluar se vizitorët mund të bëjnë homazhe për nder të kongresmenti Lewis në Kapitol të hënën dhe të martën.


Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ceremonia do të zhvillohet jashtë ndërtesës së Kapitolit dhe jo në sallën e brendshme siç është tradita. Distanca sociale do të "zbatohet në mënyrë rigoroze" dhe do të kërkohen maska.

Familja Lewis tha se do të ketë gjithashtu një procesion përmes Uashingtonit këtë javë dhe se publiku do të jetë në gjendje të tregojnë respektin e tyre duke respektuar "rregullat e distancës sociale".

Funerali i zotit Lewis do të mbahet të enjten në Kishën historike Baptiste Ebenezer të Atlantës, ku dikur Martin Luther King Jr. ishte pastor. Pas shërbimit mortor, i cili do të jetë privat, Lewis do të varroset në varrezat South View Cemetery në Atlanta.

Dy shërbime përkujtimore u mbajtën për nder të kongresmenit Lewis të shtunën në Alabama.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG