Lidhje

Fundjavë me protesta të dhunshme në SHBA


Në disa qytete amerikane protestat morën një kthesë të dhunshme gjatë fundjavës. Demonstruesit sulmuan agjentët federale jashtë një gjykate në Portland të Oregonit. Në Siatëll policia u detyrua të tërhiqej ndërsa në Kaliforni e Virxhinia, protestuesit i vunë zjarrin disa automjeteve. Gjatë një proteste kundër dhunës së policisë në Austin të Teksasit, një protestues u qëllua dhe u vra nga një person që po kalonte me makinë nëpër një turmë që po demonstronte. Ndërkohë autoritetet njoftuan se një protestues qëlloi dhe plagosi një person në Aurora të Kolorados, i cili po ngiste makinën përmes një turme protestestuesish.

Në Siatëll të dielën punonjësit e zbatimit të ligjit u tërhoqën në një stacion policie, disa orë pas demonstratash të mëdha në një nga lagjet kryesore të qytetit. Në një konferencë shtypi në mbrëmje vonë shefja e policisë së Siatëllit Carmen Best bëri thirrje për paqe. Policia tha se ishte goditur me gurë, shishe e fishekzjarre dhe se kishte arrestuar të paktën 45 persona për sulm ndaj oficerëve të policisë dhe mosbindje ndaj urdhrit për t’u shpërndarë. Njëzet e një oficerë u plagosën, shumica me dëmtimeve të lehta.

Në Portland, mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në mbrëmje për një tjetër natë proteste mbi vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd dhe praninë e agjentëve federalë të dërguar së fundmi në qytet me urdhër të Presidentit Trump. Protestuesit u përplasën me policisë, e cila përdori gaz lotsjellës kundër tyre. Sipas njoftimeve policia kreu një numër të madh arrestimesh, por nuk është ende i qartë numri i personave të ndaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG