Lidhje

SHBA, ligjvënësit kritikojnë ashpër masat e Pekinit ndaj Hong Kongut


Dy anëtarë të rëndësishëm të Kongresit amerikan lëshuan një paralajmërim të ashpër ndaj Kinës të premten si përgjigje ndaj urdhrave të arrestit për gjashtë aktivistë pro-demokracisë, përfshirë një shtetas amerikan, nën ligjin e ri të sigurisë kombëtare të Hong Kongut.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi të premten se autoritetet e Hong Kongut kishin lëshuar urdhra-arresti për Nathan Law, Wayne Chan Ka-kui, Honcques Laus, Simon Cheng, Ray Wong Toi-yeung dhe Samuel Chu, i cili është shtetas amerikan. Të gjashtë janë larguar nga territori dhe ndodhen në kërkuar nën dyshimin për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare që hyri në fuqi një muaj më parë.

Ligjvënësi Eliot Engel, kryetar i komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe senatori Robert Menendez, një nga demokratët kryesorë të komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, nëpërmjet një deklarate theksuan se: "nëse Pekini mendon se kjo përpjekje do të heshtë ata që kërkojnë liri, demokraci, garanci për të drejta njerëzore e zbatim të ligjit, gabohen rëndë. Sot ne jemi të gjithë Hongkongas".

Ligjvënësi Engel dhe zenatori Menendez thanë se ishin të shqetësuar thellësisht me vendimin e autoriteteve pro-Pekinit në territorin gjysmë-autonom, që përfshinte "një garanci ekstraterritoriale për arrestimin e një shtetasi amerikan prej më shumë se dy dekadash".

"Ky reagim minon më tej besueshmërinë e Kinës si një anëtar i bashkësisë ndërkombëtare që duhet t'u përmbahet rregullave" thanë ata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG