Lidhje

Terrorizëm, ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani, i riu nga Taxhikistani


Në Shqipëri, autoritetet njoftuan sot se esktraduan drejt Gjermanisë, një 24 vjeçar nga Taxhikistani, i cili akuzohet për aktivitet terrorist. I riu u arrestua në fund të muajit prill me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë gjermane. Ndaj tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.

I riu nga Taxhikistani, dyshohej të ishte anëtar dhe pjesëmarrës i një celule terroriste të lidhur më ISIS-in. “Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte "xhihad" në emër të "IS", në kuptimin e një lufte të armatosur kundër "jobesimtarëve", në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë”, bën të ditur njoftimi i policisë shqiptare.

Mbetet e paqartë se çfarë bënte në Shqipëri i riu nga Taxhikistani, dhe kur e si ai kishte hyrë në territorin shqiptar. Që prej fillimit të muajit mars, për shkak të pandemisë së COVID 19-ës, kufijtë shqiptarë u mbyllën për të paktën tre muaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG