Lidhje

Shqipëri, rekord i ri rastesh të reja dhe 6 viktima të tjera nga Koronavirusi


Spitali infektiv

Në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord i rasteve të reja me COVID -19 si dhe një numër sërish i lartë viktimash. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas 561 testimesh, 139 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa në spitale kanë humbur jetën 6 qytetarë.

Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë rregjistruar sërish në Tiranë (81 të prekur) ndërsa pjesa tjetër në 18 qytete të ndryshme të vendit: 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë. Që nga fillimi e epidemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 5889 persona, nga të cilët, në tre muajt e parë vetëm 1263 persona, ndërsa pjesa tjetër në javët pas 9 qershorit.

Të 6 viktimat e 24 orëve të fundit kanë qenë nga qytete të ndryshme: një 58 vjeçar nga Durrësi, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Ministria e Shëndetësisë nuk njoftoi që ata të kishin patur më parë sëmundje shoqëruese.

Shifrat e të shtruarve në të dy spitalet ku trajtohen të prekurt nga COVID 19 mbetet në nivele të larta. Sipas të dhënave të fundit deri pasdite ishin 110 pacientë, nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 6 të tjerë të intubuar. “Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si të prekur nga COVID 19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet mjekësore në dy spitalet”, deklaroi Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Për situatën e krijuar reagoi të mërkurën dhe presidenti Ilir Meta. Ndërsa vlerësoi “angazhimin dhe dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme”, ai theksoi në një status në Facebook se “ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre”.

Kreu i Shtetit u shpreh se përsëriste “me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve”.

Ai pati sërish një thirrje drejtuar qytetarëve për të qenë “të ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave, respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale, pasi nënvleftësimi më i vogël, jo vetëm rrezikon shëndetin dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve, të prindërve, të gjyshërve, të fqinjëve dhe të miqve të tij

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG