Lidhje

Liban, thirrje për formimin sa më parë të qeverisë


Në Liban, kryetari i parlamentit bëri thirrje sot (të enjten) për formimin e shpejtë të një qeverie të re pas shpërthimit katastrofik të javës së kaluar që shkaktoi vdekjen e 172 njerëzve dhe e detyroi kabinetin të japë dorëheqjen.

Forca të shumta të sigurisë ishin vendosur sot në kryeqytetin Bejrutit, për të ndaluar protestuesit të shkonin në një qendër konferencash ku ishin mbledhur deputetët e parlamentit. Shumë libanezë janë të revoltuar me klasën e vjetër politike që ata e fajësojnë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për korrupsionin e përhapur, keqmenaxhim të ekonomisë dhe neglizhencë. Ambasada e SHBA njoftoi se diplomati i lartë amerikan David Hale pritet të shkojë sot në Bejrut për të theksuar nevojën urgjente të reformave financiare dhe çrrënjosjen e sistemit të rryshfeteve, mes mesazheve të tjera. Shpërthimi i 4 gushtit në një depo me materiale të shumta eksplozive në portin e Bejrutit veç të vrarëve plagosi rreth 6,000 vetë, la 300,000 të pa strehë dhe shkatërroi pjesë të tëra të qytetit, tashmë në krizë të thellë financiare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG