Lidhje

Roli i arsimit të forcave policore tek ushtrimi i forcës 


Arlington County Police Officer Patrice Malone checks the computer in her cruiser. (Mike Burke/VOA)

Shumica e departamenteve të policisë amerikane nuk e kanë kriterin që oficerët duhet të kenë diplomë universitare. Por vdekjet rishtazi të afrikano-amerikanëve ndërsa mbaheshin nga policia kanë risjellë vëmendjen tek trajnimi dhe arsimimi i policisë.

Patrice Malone ka qenë punonjëse policie prej 2 vitesh. Ajo mendon se vajtja në kolegj, ku u diplomua për drejtësinë penale, e bën atë një punonjëse më të mirë policie.

Roli i arsimit të forcave policore tek ushtrimi i forcës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

"Pasi u mora rregullisht me njerëzit në kolegj, kur dola isha në gjendje të merresha me komunitetin. Kolegji ma dha atë aspekt dhe më dha kurajo dhe gjithçka që duhej, si dhe durim, shumë durim, për të dalë në terren dhe për të folur me njerëzit, për t'u bërë bashkë me njerëzit dhe për të folurën në publik gjithashtu", thotë zonja Malone, që punon në Departamentin e Policisë në Bashkinë Arlington, të shtetit Virxhinia.

Vdekjet e disa burrave dhe grave afrikano-amerikane ndërsa ishin të ndaluar nga policia, ka përqendruar vëmendjen në Shtetet e Bashkuara tek trajnimet që bëjnë policët. Për sa i përket arsimit, një studim i vitit 2017 zbuloi se shumica e agjencive amerikane të zbatimit të ligjit - më shumë se 80% - kërkojnë vetëm një diplomë të shkollës së mesme. Një studim i vitit 2010, botuar në revistën "Police Quarterly", konstatoi se oficerët e policisë të arsimuar në kolegj kanë 40% më pak të ngjarë të ushtrojnë forcë gjatë detyrës.

"Do të thoja se mbi 90% e oficerëve tanë vijnë këtu me një diplomë universitare", thotë shefi i policisë Farr.

Eprori i oficeres Malone është edhe profesor në kolegj, krahas të qenit shef policie.

“Kolegji të mëson se si të mendosh në mënyrë kritike. Një pjesë e madhe e përvojës së kolegjit është që të shqyrtojnë gjërat dhe të mendojnë përtej gjërave që duken. I ekspozon ndaj ideve të ndryshme dhe, siç e dini, një nga gjërat që dëgjohet gjatë gjithë kohës është nëse ka paragjykim në zbatimin e ligjit. Epo, është qesharake të mendosh që të gjithë këtu nuk kanë asnjë lloj paragjykimi. Por, ajo që është thelbësore është të kuptoni se cilat janë ato, dhe i menaxhoni ato vetë. Unë mendoj se kolegji dhe ekspozimi që ofron ju ndihmon vërtet në këtë drejtim", thotë Jay Farr, shefi i policisë në Arlington.

Shefi i policisë Farr beson se të gjithë oficerët e policisë amerikane duhet të kenë një diplomë kolegji. Por, fondet dhe burimet e tjera mund të bëhen pengesë.

“Struktura e pagave, ajo çfarë mund të paguajnë agjencitë për të sjellë atë nivel profesionistësh në të gjithë vendin, ndryshon jashtëzakonisht shumë. Më rastisi të punoj në një komunitet me të ardhura të larta që kërkon vërtet arsim të një cilësie të lartë për stafin tonë. Nuk dua të ul departamentet (e policisë) diku tjetër, por ato mund të mos kenë të njëjtat burime dhe mendoj se nëse vendosej me detyrim do të krijonte vërtet vështirësi", thotë zoti Farr.

Duket se një arsim universitar nuk do të kishte ndryshuar rezultatin për George Floyd-in nga Minesota që vdiq pasi një oficer policie i vuri gjurin mbi qafë për gati tetë minuta. Tre nga katër oficerët e akuzuar në lidhje me vdekjen e Floyd-it u njoftua se ishin diplomuar në kolegj.

Në vazhdën e protestave të lëvizjes “Black Lives Matter” (Jetët e Afrikano-Amerikanëve Vlejnë) që shpërthyen pas vdekjes së zotit Floyd, oficerja Malone ka vërejtur një ndryshim tek disa nga njerëzit me të cilëtajo merret gjatë punës.

“Dua të them që ka ndryshuar pak. Kam vërejtur se komuniteti mund të jetë pak më i distancuar. Por siç thashë, thjesht dilni, bëni të njëjtën gjë që bënit më parë. Thjesht siguroni komunitetin se jeni atje për ta, se jeni atje për sigurinë e tyre. Dhe kjo është se si ju rifitoni besimin e tyre, duke dalë çdo ditë", thotë oficerja Malone.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG