Lidhje

Kryeministri japonez njofton dorëheqjen për arsye shendetësore


Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ka në plan të japë dorëheqjen për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Duke folur para gazetarëve të premten në Tokio, zoti Abe tha se ka vendosur të tërhiqet nga detyra pas rishfaqjes së kolitit ulçeroz, një sëmundje që i dha fund mandatit të tij të parë në 2007.

Zoti Abe, mandati i të cilit përfundon në shtator 2021, pritet të qëndrojë në detyreë derisa të zgjidhet drejtues i ri i partisë, i cili do të shërbejë edhe si kryeministër. Spekulimet mbi dorëheqjen e zotit Abe u shfaqën në fillim të këtij viti pas vizitave për kontrolle shëndetësore të tij në një spital të Tokios. Por gjatë asaj kohe nuk u bë publik asnjë detaj.

65-vjeçari Abe ka thënë se vuante nga koliti ulçeroz që kur ishte i ri dhe se po se po merrte mjekime. Të hënën zoti Abe u bë kryeministri më jetëgjatë në detyrë i Japonisë duke thyer rekordin e xhaxhait të tij Eisaku Sato, i cili shërbeu 2,798 ditë, prej vitit 1964 deri në 1972-n.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG