Lidhje

Tre emigratë të vdekur pranë brigjeve të talisë


Nga arkivi; gusht 2019

Të paktën tre emigrantë, dy burra dhe një grua, humbën jetën të dielën nga zjarri që shpërtheu në një anije me rreth 20 vetë në bord afër bregdetit jugor të Italisë, njoftoi policia dhe zyrtarët shëndetësorë.

Pesë emigrantë të tjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spitale, thanë autoritetet shëndetësore në qytetin port italian të Krotones, duke shtuar se dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

Dy agjentë të rojes së financave u lënduan ndërsa përpiqeshin të shpëtonin anijen me emigrantë, tha një komandant për agjencinë e lajmeve AdnKronos. Ai tha se motori i anijes mori zjarr dhe pastaj pati një shpërthim.

Sipas tij, kërkimet po vazhdonin për t’u siguruar se të gjithë kishin shpëtuar.

Italia ka qenë dikur një rrugë kryesore drejt Evropës për qindra mijëra azilkërkues dhe emigrantë të tjerë, por numri i tyre ra ndjeshëm pas një operacioni në Libi kundër kontrabandistëve.

Megjithatë, gjatë viti 2020 ka patur një rritje të numrit edhe pse Italia i ka mbyllur portet për anijet e emigrantëve, duke thënë se është e pamundur të ndihmohen ata për shkak të krizës së koronavirusit.

Rreth 18,000 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë gjatë këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të ministrisë së brendshme, krahasuar me rreth 4,900 në të njëjtën periudhë të vitin 2019.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG